No menu items!

Koreja e Veriut ndalon të qeshurën për 11 ditë

Koreanoveriorëve u ndalohet të qeshin dhe të konsumojnë pije alkoolike për 11 ditë për shkak të dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij, raportoi Daily Mail.

Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).

Ai theksoi se koreanoveriorët nuk u lejuan as të blinin sende ushqimore më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për përvjetorin e vdekjes së Kim Jong II.

Periudha e zisë që mbahet çdo vit për Kim Jong Il zgjat 10 ditë, këtë vit do të jetë 11 ditë për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë, udhëheqësi aktual i vendit Kim Jong Un.

Top Channel

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.