No menu items!

Koreja Jugore aktivizon luftarakët pas afrimit të aeroplanëve kinezë e rusë

Ushtria e Koresë Jugore tha të premten se ka ngritur në qiell aeroplan luftarakë, pasi dy aeroplanë luftarakë kinezë e shtatë rusë u futën në zonë identifikuese të mbrojtjes ajrore të saj gjatë një veprimi që Pekini e cilësoi ushtrim të rregullt.

Aeroplanët kinezë e rusë u futën në pjesën verilindore të zonës identifikuese të mbrojtjes ajrore koreane për një periudhë të pasaktësuar para se të largoshehin, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë Jugore, duke shtuar se aeroplanët e huaj nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Shtabi i Përgjithshëm aktivizoi aeroplanë luftarakë dhe aeroplanë për mbushje me karburant në ajër si hap të zakonshëm për t’u përgatitur për ndonjë pasiguri të mundshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ushtria kineze u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë veprim dhe ka thënë se aeroplanët ishin duke kryer ushtrime rutinore, tha Shtabi i Përgjithshëm.

“Ne e vlerësojmë situatën si ushtrim të përbashkët ushtarak kinez e rus, por analiza shtesë është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore.

Në vitin 2019, aeroplanët luftarakë të Koresë Jugore kishin shtënë qindra herë në mënyrë paralajmëruese drejt aeroplanëve ushtarakë rusë, kur ata kishin hyrë në hapësirën ajrore të Koresë Jugore gjatë një patrullimi të përbashkët ajror me forcat kineze.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.