No menu items!

Kosnett: Albin Kurti nuk është anti-Amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në një intervistë me gazetaren Jeta Xharra, ka folur ndër të tjera edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti I dhe kartën e anti-amerikanizmit që i’u mvesh kryeministrit Kurti nga ish-partneri i koalicionit LDK dhe nga disa media lokale në Kosovë.

Ambasadori Kosnett theksoi se në kohën kur Administrata Trump kishte mospajtime me Qeverinë Kurti I, kjo u bë qartazi shkaktar që LDK-ja të prishte koalicionin me VV-në. Por kjo sipas tij u bë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen. Mendoj se kjo është e qartë. Njerëzit do të shkruajnë kohë të gjatë për këtë, por do ta theksoja se çdo gjë që ndodhi, ndodhi në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

ka thënë Kosnett.

I pyetur për etiketimet ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij si anti-amerikane, që erdhën nga disa qarqe mediatike, Kosnett u përgjigj duke thënë se “nuk besoj që ka ndonjë parti në Kosovë që është anti-amerikane dhe nuk besoj që e kam takuar ndonjë person në këtë vend që do ta quaja anti-amerikan.”

Ai ka theksuar se ka pasur mospajtime ndërmjet qeverisë Kurti I dhe Administratës Amerikane, por ka përmendur se ka pasur politika kur SHBA-ja nuk është pajtuar as me qeverine Hoti apo me qeverinë Haradinaj.

Ambasadori shtoi se drejtuesit e vendit luajtën lojën afatgjatë.

Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë.

ka thënë Kosnett

Sipas tij, opozita tani po përpiqet të kthejë sa më shumë votues.

E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit. P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU