Opinjoni apo me shkas,
Kosova do dal fitimtare por do të duhej ca kushte ?
Është duke u bër shumë zhurëm dhe presion nderkomtar dhe vendor për arritjen e marrveshjes se plot me 18.03.2023 .
Besojë shumë se Kryminstri jonë deri me tani ka treguar pjekuri dhe angazhim profesional Diplomatik kunder serbis , por njiherit duke rujtur bashkpunimin me SHBA dhe BE , edhe pse jo gjithmon ju ka nënshtrua presionit te tyre. Dhe mirë ka veprue dhe keshtu do te duhej te vepronin edhe ata qe ishin pushtet deri me tani.
Nuk do thotë dhe gjithmonë te jemi viktim dhe te sillemi karshi nderkomtarve si foshnje apo si jetima , por duhet treguar bashkupunim e kordinim si shtete miqesore e demokratike.
E drejta qendron në anen e Republikes së Kosovës, sepse nuk jemi agresori e as qe kemi pretendime e synime territoriale me fqinjët tanë. Por ështê serbia fashiste e me perkrahjen e Rusis ajo qe banë barren e krimeve , Gjenocidit e spastrimit etnik në luften e Kosovës por edhe luftrat tjera në ish Jugoslavi.
Andaj! Kursesi nuk duhet lejuar qe te formohet një Asoacion me kompetenca ekzekutive qe eshte ne shperputhje me kushtetuten e Kosovës dhe cenon në të ardhmen sovranitetin tonë.
Nese z.Thaqi e z.Mustafa ne vitin 2013 e 2015 kan nënshkrue marrveshje jo te mira dhe kordinim me nderkomtaret pēr shkaqe te servilizmit , shantazhit por edhe te mos dijes e të berit Politik e për mbrojtur të drejtën e shtetit ,sot z.Kurti do te bon me te miren e mundeshem në permisimin e ktyre marrveshjeve e sidomos të Asoacionit.
Besojë shumë se z.Kurti do kerkojë garanci nga nderkomtaret qe me ketē marrveshje Kosova te njifet se paku nga 4 vende te BE, te ketë pershpejtim te antasimit ne BE dhe NATO, por edhe investime te shpejta ekonomike per ta parandaluar largimin e të rinjeve nga Kosova që është mjaftë shqetesuese për të ardhmen e vendit.
Pastaj do te duhjej qe te ket dakordim dhe mbeshtetje te nderkomtarve qe te avansohen te drejtat e Shqiptarve ne serbi
Kjo marrveshje defekto eshte pranim i pavarsisë së Kosoves nga serbia dhe një hap i madhë per ti zgjedhur të gjitha problemet qe ka shkaktue e po i shkakton serbia Kosoves por edhe rajonit.
Kjo marrveshje synon paqen dhe eshte vetem edhe një hap afer njohjes edhe dejure nga ana e serbis.
Kushtzimi i radhes ndaj serbis do te jetë qe te rreshtohet drejt BE dhe Sanktione kunder Rusis e po ashtu nuk do mundet te jet pjes e BE dhe ndihmave ekonomike nese serbia nuk reflekton me politikat e saj
Ne te kunderten SHBA dhe BE do ta gjunjzojne ekonimikisht, politikisht dhe izolojne serbin ne aspiratat e saja qe te han me dy lugë sikur ka vepriuar deri me sot.
Politikat e mira te z.Kurti ,dobsimi i Putinit ne luften në Ukrain dhe politikat shofiniste serbe janë një ardhme e mirë për Republiken e Kosovës.
Vuqiq është në panik e presion sepse e dinë qe nese nënshkrunë marrveshjen e Asoacionit që do të behet ne perputhje të plot me Kushtetuten tonë do jet vetem edhe një hap drejtë njohjes edhe dejure dhe largimit të tijë nga politika e qe besa edhe arrestimin pēr Korruption .
Dosja tina nga SHBA eshte ne thesarin e shtetit Amerikan.
Andaj shpresoj se edhe opozita por edhe shoqerija civile ,por edhe Tirana zyrtare të jenë unik e mbeshtetje te z.Kurti për ta kaluar edhe ketë sfid në interes national.
Kosova është e të gjithve , andaj duhet te jet obligim e synim i secilit për të quar në vend amanetin e deshmorve.
Naim Hyseni