No menu items!

Kosova fiton ndaj Komoreve – Het-trik i Rrahmanit dhe gol i Asllanit, Meda kërkon foto pas ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një tjetër fitore bindëse, këtë herë ndaj Kombëtares së Komoreve me rezultat 4-2, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi nisi me dominim të lehtë nga “Dardanët”, të cilët e qarkullonin topin me kujdes në kërkim të rasteve për gol. Megjithatë, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, kur në minutën e 12-të Said Bakari realizoi me kokë për 0-1.

Kosova reagoi shpejt dhe në minutën e 19-të barazoi rezultatin përmes Albion Rrahmanit, i cili realizoi një gol të bukur për 1-1. Në pjesën e dytë, Rrahmani shkëlqeu me dy gola të tjerë – në minutën e 59-të për 2-1 dhe në minutën e 78-të për 3-1 – duke kompletuar het-trikun e tij,shkruan Raporto24

Komoret ngushtuan rezultatin në minutën e 85-të me golin e Rafiki Said për 3-2, por Fisnik Asllani vulosi fitoren në minutën e 91-të me një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera festive vazhdoi edhe jashtë fushës. Këngëtari i njohur Meda, i pranishëm në stadium bashkë me familjen, kërkoi të bëjë foto me sulmuesin Fisnik Asllani – dëshirë që e ndanë edhe fëmijët e tij.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Kosovën këtë muaj, pas triumfit 5-2 ndaj Armenisë, duke reflektuar formën e mirë të ekipit në këto ndeshje miqësore./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.