No menu items!

Kosova harxhoi mbi 15% më shumë rrymë në prill 2025 krahasuar me vitin e kaluar

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë gjatë muajit prill 2025 ka shënuar rritje prej 15.69% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), konsumi arriti në 436.33 gigovat orë (GWh), krahasuar me 377.14 GWh në prill 2024.

Rritja e konsumit është përcjellë edhe me rritje të importit. Kosova ka importuar 377.08 GWh energji elektrike gjatë prillit 2025, që përfaqëson një rritje prej 82.19% në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, eksporti ka rënë me 24.56%, duke zbritur nga 284.66 GWh në 214.75 GWh.

Nga ana tjetër, prodhimi vendor ka pësuar luhatje. Prodhimi nga termocentralet, burimi kryesor i energjisë në vend, ka rënë ndjeshëm me 39.69%, nga 533.67 GWh në 321.83 GWh.

Prodhimi nga hidrocentralet u rrit me 33.69%, ndërsa nga burimet solare dhe eolike me 13.88%.

Në total, energjia elektrike bruto në dispozicion për vendin ishte 568.03 GWh, një rritje prej 8.60% krahasuar me një vit më parë.

Pjesëmarrja e energjisë nga burime alternative (diellore dhe me erë) në konsum ishte 19.22%, duke konfirmuar trendin e zgjerimit të këtyre burimeve në përzierjen energjetike të vendit.

Në lidhje me thëngjillin, prodhimi gjatë muajit prill 2025 ishte rreth 685.19 mijë ton, një rënie e lehtë prej 0.52% krahasuar me prillin e vitit të kaluar/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.