Kosova përballet sot (6 qershor) me Armenin në kuadër të ndeshjeve miqësore.
Dardanët zhvillojnë këtë ndeshje para dueleve kualifikuese për në Kampionatin Botëror.
Franco Foda në konferencë për media deklaroi se duan seriozitet maksimal për këto miqësore që i luajnë këtë muaj, duke u fokusuar edhe te lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta.
“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri.
“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.
Dy ditë më vonë, Kosova përballet me Komoret, për të përmbyllur këtë fazë të ndeshjeve miqësore.
Që të dy këto takime luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja e sotme ndaj Armenisë nisë në ora 19:00