No menu items!

Kosova pjesë e programit global të FIFA-s për zhvillimin e futbollit të femrave

Kosova ka marrë pjesë aktive në iniciativat globale të FIFA-s për zhvillimin e futbollit të grave, duke treguar angazhim të fortë për avancimin e futbollit për femra dhe krijimin e mundësive të barabarta në futboll.
Në këtë kuadër është mbështetja për 30 trajneret femra nga Kosova që morën pjesë në programin UEFA C Licence, i mbështetur nga Programi i Bursës për Trajnerë të FIFA-s. Ky program është pjesë e Strategjisë për Futbollin e Grave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për periudhën 2024-2028 dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive të trajnerëve të rinj dhe rritjen e cilësisë së stafeve trajnues në vend.
Për këtë arritje të FFK-së ka shkruar edhe faqja zyrtare e shtëpisë së futbollit botëror, sipas të cilës FIFA është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të organizatës për të fuqizuar gratë në pozita udhëheqëse dhe trajnimi në futboll.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve globale të FIFA-s për të arritur objektivin e saj të madh, të arritjes së ‘60 milionë lojtareve femra’ deri në vitin 2027. Programet zhvillimore të FIFA-s, të cilat janë të hapura për të gjitha 211 Asociacionet Membre (MAs), ofrojnë mundësi mbështetjeje për të avancuar sportin dhe për të ndihmuar vendet si Kosova në rritjen e nivelit të futbollit të grave dhe krijimin e mundësive për talente të reja.
Në këtë kontekst, edhe futbolli i femrave në Kosovë është duke përjetuar një periudhë rritjeje dhe zhvillimi, duke kontribuar për forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

https://www.facebook.com/FFKKosova?ref=embed_video

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.