No menu items!

Kosova U21 sot luan me Moldavinë në ndeshje miqësore

Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grumbullimin e muajit mars.

Dardanët e rinj janë grumbulluar në Antalya të Turqisë, ku tanimë kanë zhvilluar ndeshjen e parë me Turqinë U21 dhe janë mundur 2-1.

Ndërkohë sot në Belek, Dardanët do të përballen me Moldavinë U21 me fillim nga ora 14:00 me kohën tonë lokale.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani është duke krijuar një kombëtare për ndeshjet kualifikuese.

Sfida mes Kosovës dhe Moldavisë është miqësore dhe zhvillohet në Belek me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.