Kosovë Kurti reagon pas duelit të Distrias: Rezultat që konfirmon se Kosova mbetet Shtet i Xhudos news image sinjali Sinjali.com 28 Korrik 2024 19:26 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas finales së Distria Krasniqit e cila arriti që t’ia sigurojë Kosovës medaljen e argjendtë. Krasniqi nuk e arriti të artën pasi u mposht në finale, megjithatë ishte një paraqitje me kokën lartë, pasi dha performanca të jashtëzakonshme si dhe i solli Kosovës medaljen e parë të këtyre Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Kurti tha se jemi krenarë me rezultatin e arritur nga Distria, rezultat që sipas tij e lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos. Postimi i plotë: Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg. Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje. Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score). Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos. Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas finales ku Distria Krasniqi u përball me xhudisten nga Uzbekistani, me ç’rast Distria i siguroi medaljen e argjendtë Kosovës.

Osmani tha se medalja e argjendtë e saj ka shije ari, sepse Distria do të mbetet gjithmonë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Postimi i plotë i saj:

Stoike e luftarake!

Shkëlqimi i Distria Krasniqit lartësoi flamurin e shtetit tonë në majat më të larta. Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë.

Faleminderit Distria, faleminderit Toni!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU