No menu items!

Krasniqi: As për të 10-n herë e as për të 100-n, Albulena Haxhiu nuk kalon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk ka asnjëherë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu, si kryetare e Kuvendit.

Ai ka theksuar se sa herë që LVV-ja do ta përsërisë emrin e Haxhiut, PDK-ja nuk do ta votojë.

“Në mungesë të shumicës parlamentare Albin Kurti e VV-ja edhe sot për të dhjetën herë po tentojnë që në forma të paligjshme, jokushtetuese, duke keqpërdorur mënyrën më eklatante një njeri të moshuar që është deputet, edhe sot tentuan që vërtetë të imponojnë vullnetin e tyre duke e shkelur Kushtetutën hapur”.

Ja u bëjmë të qartë, qytetarët nuk na kanë votuar as për ta shkelur ligjin e as Kushtetutën, na kanë votuar për tu dhënë institucione. As herën e parë, as të dhjetën e as herën e 100 nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, ka thënë ai pas mbylljes së seancës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.