No menu items!

Krasniqi: Kjo situatë është tragjikomike, LVV të propozojë një kandidat të pranueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha sot pas dështimit të seancës se janë bërë tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe po bëhen tre muaj që kur verdikti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja imponuese e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se LVV e pamundësoi për të 13-në herë konstituimin e Kuvendit.

Kjo situatë është bërë tragjikomike”, tha ai, raporton Telegrafi.

Krasniqi tha se PDK ka shprehur vullnetin për të dalë nga kjo bllokadë që sipas tij e ka sjellë partia e parë, ndërsa theksoi se LVV të propozoi  një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që merr shumicën.

“Zonja Haxhiu as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat”, tha ai. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.