No menu items!

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,  është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi e cilësoi takimin si një “aktrim” nga ana e Kurtit, duke thënë se ai ishte i motivuar vetëm për të përmbushur formalisht një detyrim që Kushtetuesja ia ngarkon për konsultime në mirëbesim.

Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm, sepse përkundër faktit se situata s’është e njëjtë, Kurti është i njëjtë. Mentaliteti imponues vazhdon të jetë për të më i rëndësishëm se sa gjetja e zgjidhjes dhe përfundimi i bllokadës”, deklaroi Krasniqi.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e Vetëvendosjes për refuzimin e votimit të fshehtë në komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e konsideruar si një tjetër shenjë të mungesës së vullnetit për kompromis.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.