Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur një ditë para marshit të organizuar në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se nesër bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të marshojnë për drejtësi.
Nesër, me 2 prill, nga ora 14:00, bashkë me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, do të takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që të Marshojmë për Drejtësi”, shkroi ai.