No menu items!

Krasniqi: PDK-ja është në garë për vend të parë, Bedri Hamza kryeministër i ardhshëm

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një interviste në RTV 21, ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet, narracionin e pushtetit të kryeministrit Albin Kurti për “zhvillimin e Kosovës”, e dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Çka tha kryetari i PDK-së?

Së pari, Krasniqi e lavdëroi kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të cilen e quajti “kandidat të duhur për të gjithë qytetarët”.

“Hamza është kanditait i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK-në është kandidaturë, ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi.

Në intervistë, Krasniqi u tregua goxha optimist, duke sqaruar se PDK-ja është në garë për vendin e parë.

“Bindja ime e plotë dhe apsolute është se kryeminsitër i ardhshëm është Bedri Hamza, PDK-ja është në garë për vendin e parë”, tha Krasniqi.

Pastaj Krasniqi u mor me qëndrimet zyrtare të qeverisë Kurti. Sipas Krasniqit, qeverisja katërvjeçare e VV-së është një mundësi e humbur.

“Ka qenë një mandat i fuqishem, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transoformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokuptojnë”, tha Krasnqi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.