No menu items!

Krasniqi: S’jemi të obliguar ta votojmë propozimin e LVV-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ai dhe deputetët e tjerë të zgjedhur nuk janë të obliguar të votojnë pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit.

Ne shpresojmë që kjo bllokadë të mos vazhdojë sepse e vërteta është që propozimi i takon grupit paraamentar me numrin më të madh të deputetëve, por nuk është obligative që deputetët ta votojnë”, tha Krasniqi.

“Shpresoj që ata do të mendojnë, do të provojnë të kenë ndonjë kandidat/e tjetër që mund të ketë mbështetje më të madhe”, shtoi ai.

Ai e tha këtë pasi Glauk Konjufca i LVV-së u bëri thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin propozimin për herë të dytë të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare pasi tha se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve./REL/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.