No menu items!

Krasniqi viziton dy familje në Kamenicë djemtë e të cilave kanë emigruar: Kosova po zbrazet e Qeveria po heshtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot dy familje në Kamenicë, familjarët e të cilëve kanë emigruar për shkak të kushteve ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka treguar për bisedat që ka pasur me ta lidhur me arsyet e largimit.

Sot, vizitova familjen e Hajrullah Dërmakut në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës, djali i të cilit, Jetoni, ish ushtar i UÇK-së e më vonë edhe pjesëtar i FSK-së, për të shkolluar dhe mbajtur familjen e tij, në vitin 2021, është detyruar të emigrojë në ShBA. Së bashku me bacën Hajrullah, përmes telefonit, biseduam edhe me Jetonin, i cili më shprehu zhgënjimin e madh për faktin se është detyruar ta lë punën dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

“Ndërkaq, në Hodonoc vizitova famljen e Naim Bashës, të cilit, pas emigrimit të njërit djalë, edhe tjetri është në procedurë të pajisjes me vizë për t’u larguar nga Kosova. I shqetësuar me këtë ikje masive, Naimi më tregoi se familjeve të lagjes së tij, nuk u ka mbetur asnjë i ri në shtëpi”, ka vazhduar ai.

Krasniqi ka thënë se përjetime të tilla, të ngjashme e shumë të dhembshme, kanë përjetuar edhe dhjetëra mijëra familje tjera të Kosovës në dy vitet e fundit – familjarët e të cilëve kanë emigruar.

“Kosova po zbrazet, ndërsa Qeveria po heshtë! Fatkeqësisht, gjatë këtyre dy viteve, nuk kemi parë asnjë plan konkret të Qeverisë për përmirësimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, si tre faktorë kryesorë për largimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kryetari i PDK-së.

Krasniqi ka thënë se vetëm një gjë ka qenë konsistente gjatë kësaj qeverisjeje: Çmimet kanë shkuar duke u rritur e cilësia e jetesës së qytetarëve dhe shpresa e tyre, duke u zvogëluar.

“Prandaj, sot, nuk është koha më për fjalime të mira, por, për punë të mira e konkrete në rikthimin e besimit tek të rinjtë dhe qytetarët në shtetin tonë.  Kosova duhet dhe mund të jetë një vend ku rinia ka mundësi të përmbushë potencialin e saj dhe të krijojë një të ardhme prosperuese”, ka përfunduar ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.