No menu items!

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e 75-të të FIFA-s në Paraguai 

15 maj, 2025 – Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të i FIFA-s, ngjarje kjo e rëndësishme për futbollin botëror. Në këtë kongres po merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Markus Wiedner.

Punimet e Kongresit filluan me vonesë, në orën 12:30 sipas kohe lokale, për shkaqe teknike.

Ky kongres përkon me 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Paraguait në FIFA, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë. Po ashtu, Kongresi i sivjetmë shënon një periudhë të rëndësishme për Amerikën e Jugut në kontekstin e zhvillimeve të mëdha në futbollin global, me këtë kontinent që do të jetë nikoqir i Kupës së Botës për Femra FIFA 2027™, si dhe i ndeshjeve festive për 100-vjetorin e Kupës së Botës FIFA™ në vitin 2030.

Pjesëmarrja e krerëve të FFK-së në këtë Kongres përbën një mundësi të mirë për diskutime dhe forcim të bashkëpunimit me federatat dhe konfederatat e tjera.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.