No menu items!

Kreu i FFK-së, Agim Ademi uron Fitër Bajramin: Shpresoj që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ademi tha se kjo festë është moment reflektimi dhe mirënjohjeje dhe një mundësi e mirë për të krijuar lidhjet me familjarë.

Me përfundimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, kam kënaqësinë që sot, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të mira për festën e Fitër Bajramit për Ju dhe Familjet tuaja. Në këtë festë le të kultivojmë vlerat e dashurisë, respektit dhe harmonisë në shoqërinë tonë, duke kontribuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë”.
Me dëshirën që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar, në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ju uroj nga zemra Fitër Bajramin. Shëndeti, begatia dhe lumturia qofshin me Ju dhe Familjet tuaja! Urime e me fat Fitër Bajrami!”, shkruhet në komunikatën për media të publikuar nga FFK,

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.