No menu items!

Kreu shqiptar i kartelit të drogës arrestohet në Turqi

Policia turke ka organizuar një operacion në Stamboll kundër kartelit të drogës të quajtur “Kompania Bello”, i cili transporton substanca narkotike nga Amerika e Jugut në Evropë.Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya deklaroi se është arrestuar një qytetar shqiptar me emrin, Dritan Rexhepi.

Ky i fundit, sipas ministrit, është kreu i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompanio Bello”, dhe se ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane dhe shqiptare për “vrasje me dashje, drogë dhe rrëmbim të njerëzve”.

Autoritetet turke konstatuan se Rexhepi hyri në shtetin turk nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Ministri më tutje pohoi se si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga Dega Kundër Krimeve Narkotike të Departamentit të Policisë së Stambollit, Dega e Inteligjencës dhe Dega e Kalimeve Kufitare si dhe shkëmbimit të inteligjencës me policinë italiane, u përcaktua vendndodhja e kreut të kartelit dhe u arrestua në Beylikduzu.

Ndryshe, qeveria turke ka nis së fundi aksione të mëdha kundër karteleve të drogës pas akuzave se Turqia po shndërrohet në një destinacion të preferuar të bosëve të drogës. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.