Në një intervistë të shkurtër së fundmi, Kristjan Asllani ka zbuluar kundërshtarin më të vështirë që është përballur në këtë sezon.
Mesfushori shqiptar ka shansin që të fitojë Ligën e Kampionëve me Interin këtë edicion, pasi përballen me PSG-në në finale më 31 maj.
https://rumble.com/v6tycqj-theres-only-1-answer-the-toughest-player-inter-players-faced.html
Kjo deklaratë vjen pas një sezoni intensiv ku Interi dhe Barcelona u përballën në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve.
Në një ndeshje me kthesa të papritura, Interi arriti të mposhtë Barcelonën me rezultat 4-3 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 7-6.
Ndeshja përfundoi me një fitore dramatike për skuadrën italiane në kohën shtesë, me Davide Frattesi që shënoi golin vendimtar.
Në një pyetje se kush ishte kundërshtari më i vështirë i tyre në këtë sezon, disa yje të Interit, në mesin e tyre edhe Asllani, zgjodhën të gjithë Lamine Yamalin.
Jo vetëm lojtarët e Interit, po edhe shumë legjenda të futbollit dhe lojtarë aktiv, janë të befasuar me cilësitë e 17-vjeçarit të Barcelonës.
Yamali parashihet ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen e afërt, ndoshta mund ta arrijë edhe në fund të këtij viti. /Telegrafi/