No menu items!

Kritikat e Osmanit për “bixhoz me aleatët”, Kurti: Jam bashkërenduar me presidenten për politikën e jashtme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka folur për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani në fjalimin e fund vitit ku kritikoi “luajtjen bixhoz” me aleancat e Kosovës – një deklaratë që aludoi në raportet e Kurtit me partnerët ndërkombëtarë.

Kurti këtë deklaratë e bëri në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në një ngjarje sot në Podujevë.

“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim e bashkërendim edhe me presidenten Osmani, edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe ministren Gërvalla, sa i përket politikës së jashtme. Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta dhe besoj që kësisoj duhet të vazhdojmë”, tha Kurti.

Kurti përsëriti se nuk ka sfida të patejkalueshme, ndërsa më pas foli për gjendjen në veriun e Kosovës – një temë që kishte përplas Kurtin me aleatët.

“Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë dhe besoj që kurrë nuk ka qenë gjendja në veriun e Kosovës më e mirë dhe më e sigurt sesa tani. Në katër komunat atje ka edhe siguri, ka edhe zhvillim, ka edhe demokraci. Jo sa do të duhej, po pakrahasueshëm më mirë sesa më parë”.

Në fjalimin e saj para Kuvendit Osmani kishte thënë se “të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.