No menu items!

Kritikave për projektin e fundit, Enca iu përgjigjet kështu

Pas publikimit të projektit të saj më të fundit, Original, që shënoi rikthimin e saj në skenën muzikore me një klip provokues dhe skena të nxehta eksplicite, Enca ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur kritikëve.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Më falni, por unë s’bëj muzikë për femra të zakonshme dhe humbësa. Vetëm për Tipa Kardinale. Lidhu me programin, b.”

Në një tjetër reagim, Enca ka theksuar rolin që ajo mendon se ka pasur në skenën muzikore dhe ndikimin tek vajzat shqiptare:

“Unë rrita një gjeneratë të tërë të vajzave të forta shqiptare dhe tani do të rris të radhës. Dhe e vetmja gjë që mund të bëni ju, është të shikoni.”

Deklaratat vijnë në një moment kur projekti Original ka ndarë ndjekësit në dy grupe: ata që e vlerësojnë si një hap të guximshëm artistik dhe ata që e shohin si provokim të tepruar.

Enca, si gjithmonë, mbetet e pandikuar nga zhurma — dhe në stilin e saj të njohur, u kujdes që këtë herë të fliste pa filtra.

/Prive By Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.