Kombëtarja e Kroacisë ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Ganës në ndeshjen e fundit të Grupit L të Kupës së Botës 2026, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim dhe duke shmangur eliminimin e drejtpërdrejtë.
Kroatët kaluan në epërsi në minutën e 31-të me një gol të Petar Suçić. Gana barazoi në minutën e 73-të me Derrick Luckassen, por vetëm dhjetë minuta më vonë Nikola Vlašić riktheu avantazhin për Kroacinë, duke vulosur fitoren 2-1.shkruan Raporto24
Me këtë triumf, Kroacia përmirësoi pozitën e saj në Grupin L dhe shmangu eliminimin e menjëhershëm nga turneu, ndërsa fati i saj për kualifikimin në fazën me eliminim direkt varet edhe nga rezultatet e tjera të grupit. /Raporto24/


