No menu items!

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës  

Prishtinë, 18 prill 2025

Në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës, asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aktivistë, bëri homazhe fillimisht te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vijuar pastaj te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ku vendosi kurore me lule të freskëta.

Në këtë ditë i kujtomë e i përkujtojmë dëshmorët e kombit, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit. Përkujtojmë 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi heroit të popullit Zahir Pajaziti!

Pas homazheve, kryeministri Kurti dhe anëtarë tjerë të kabinetit dhuruan gjak, në kuadër të aksionit për dhurim të gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.