No menu items!

Kryeministri Kurti bëri homazhe në nderim të dëshmorit Shemsi Vrellaku dhe martirëve Hamëz, Hysni, Sami dhe Avni Vrellaku

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe ditën e sotme në Baicë të Drenasit, në nderim të dëshmorit Shemsi Vrellaku dhe martirëve Hamëz Vrellaku, Hysni Vrellaku, Sami Vrellaku dhe Avni Vrellaku.

Sot bëhen 26 vjet nga vrasja e tyre nga forcat serbe, të cilët i sulmuan në momentin që po kalonin nga fshati Baicë drejt fshatit Terstenik, në lagjen Kukaj, gjersa po kërkonin mjekim për plagë të marra të Shemsi Vrellaku, Fehmi Vrellaku dhe Avni Vrellaku tre ditë më herët.

Shemsi Vrellaku ishte i angazhuar në luftën çlirimtare të Kosovës, me detyrën e furnizimit me armatim të UÇK-së. Babai i Shemsiut, Hamez Vrellaku, ishte i angazhuar në fabrikën e Ferronikelit në Drenas, ndërsa dy djemtë e tij Hysniu dhe Avniu, dhe nipi Samiu, të tre në moshë të hershme, ndiqnin shkollën e mesme dhe fillore. Ndërkohë, këtij sulmi i mbijetoi Fehmi Vrellaku, djali tjetër i Hamëz Vrellakut.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Vrellaku, për kontributin e tyre në luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime deri në flijim, në mbrojtje të atdheut.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.