Në kuadër të aktiviteteve zyrtare në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur me dhunë, Andin Hoti, deputetë të Kuvendit e anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe familjarë të të zhdukurve me dhunë, bëri homazhe në nderim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë fillimisht te Monumenti për personat e zhdukur, pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës e pastaj edhe te Parku memorial “Të zhdukurit me dhunë nga Serbia”, pranë Bibliotekës Kombëtare.
Në këtë ditë, që po ashtu shënon 26-vjetorin e masakrës së Mejës, ai tha se të përhershme do mbeten përkuljet me nderime dhe përkujtimet me humanizëm para viktimave të masakrës së Mejës dhe të gjithë të rënëve në rrugë