No menu items!

Kryeministri Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu  

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe deputetë të Kuvendit, bëri homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania.

Duke kujtuar dhe nderuar figurën e tij, kryeministri Kurti tha se Fazliu, është një shembull i luftëtarit çlirimtar edhe para luftës çlirimtare.

“Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, atdhedashuria e tij e pafund dhe aksionet e betejat në të cilat mori pjesë, padyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë jo vetëm për brezin tonë, por edhe për gjeneratat që do të vijnë, se si duhet atdheu, si punohet për çlirim, si luftohet për bashkim.” theksoi ndër të tjera kryeministri.

Lavdi Bahri Fazliut “Gëzimit”, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Bashkë më anëtarët e familjes së respektuar Fazliu, e cila i dha dy dëshmorë të kombit dhe aq shumë kontribut për çlirimin, dhe me kolegë nga Qeveria e Republikës e Kuvendi i Kosovës, erdhëm sot në 27-vjetorin e rënies heroike të Bahri Fazliut, të bëjmë homazhe bashkë. Sepse Bahri Fazliu, është shembull i luftëtarit çlirimtar edhe para luftës çlirimtare.

Kemi pasur shumë veprimtarë të cilët e kanë përgatitur luftën, e në mesin e tyre ndër më të shquarit është Bahri Fazliu, që mbante pseudonimin “Gëzimi”.

Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, atdhedashuria e tij e pafund dhe aksionet e betejat në të cilat mori pjesë, padyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë jo vetëm për brezin tonë, por edhe për gjeneratat që do të vijnë, se si duhet atdheu, si punohet për çlirim, si luftohet për bashkim.

Lavdi Bahri Fazliut “Gëzimit”, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.