No menu items!

Kryeministri Kurti bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Heroinat” në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta pranë Kompleksit Memorial “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare, Agjencia për Barazi Gjinore shënoi 20-vjetorin e themelimit të saj dhe me këtë rast, në ambientet e parkut “Heroinat”, organizoi një aktivitet simbolik sensibilizues, “Gjelbërimi i Ambientit”, me bimë dekoruese. “Me mbjelljen e bimëve nderojmë dhembjen, sakrificën dhe guximin që nuk do të harrohet kurrë!”, thuhet në mbishkrimin e pllakës së vendosur aty në kujtim të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në këto homazhe përkujtimore dhe ndërgjegjësuese, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të pranishëm krahas kryeministrit Kurti, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, si dhe deputetë të Kuvendit e kolegë nga kabineti qeveritar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.