No menu items!

Kryeministri Kurti mirëpriti Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Beleela

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij Imamin e Qabesë, Dr. Bandar Baleela, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës.

Në vitin e kaluar, në frymën e lehtësimit të këtij shkëmbimi dhe afrimit të mëtejshëm, u nënshkrua marrëveshja për fluturime direkte mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, që reflekton nivelin në rritje të bashkëpunimit tonë.

Gjatë viteve të fundit, mijëra qytetarë nga të dy vendet kanë vizituar njëri-tjetrin për arsye të ndryshme, qoftë për qëllime turizmi, biznesi apo fetare.

Në këtë takim, Imami i Qabesë ishte i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.