No menu items!

Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të stafit të Kongresit amerikan

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, pjesë e programit 2025 Balkan Forward Fellows, si dhe anëtarë të Atlantic Council, të organizuar nga think-tank i njohur The Atlantic Council.

Në takim, Kryeministri falënderoi pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e tyre ndaj rajonit, duke theksuar marrëdhënien e veçantë të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është forcuar ndër vite përmes mbështetjes dypartiake në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i njoftoi rreth zhvillimeve aktuale në vend, përfshirë përparimin ekonomik, reformat demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e të drejtave të njeriut, siç evidentohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Gjatë bisedës, u diskutua rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe reformat përkatëse, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dhe procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë të fundit, kryeministri ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e qëndrueshmërisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.