No menu items!

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut

Në mesin e shumë liderëve botërorë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë kryesore mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në këtë ceremoni morën pjesë qindra delegacione nga e gjithë bota dhe qindra mijëra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Papa Françeskut.

E pranishme gjithashtu ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Së bashku, ata bënë homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.

Ndryshe nga Osmani që tregoi se me kë u takua, Kurti nuk njoftoi nëse ka takuar dikë nga liderët që ishin atje.

Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.