No menu items!

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën IMPACT 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi sot në Poznan të Polonisë, ku me ftesë të organizatorëve mori pjesë në konferencën IMPACT 2025, që këtë vit shënon edicionin e 10-të.

Dje në mbrëmje, ishte në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski, ku pati rastin të bashkëbisedoj me ministrin polak Sirkoski, zj. Anne Applebaum, si dhe ish Sekretarin e Shtetit amerikan, John Kerry. Kryeministri gjithashtu takoi nobelisten polake Olga Tokarczych, me të cilën bisedoi për politikën, kulturën dhe letërsinë. Kryeministri e njoftoi zj. Tokarczych për përkthimin e shume veprave të saj në shqip. Gjatë darkës, kryeministri bisedoi edhe me historianin Timothy Snyder, dhe me mendimtarin dhe ish të burgosurin politik polak Adam Michnik, të cilin e kishte takuar në Gazetën Wyborcza, në Varshavë në tetor 2024.

Kurse sot gjatë paradites, mori pjesë në hapjen e konferencës që nisi me adresimin e ministrit polak, Sikorski. Në kuadër të konferencës, kryeministri realizoi një intervistë për shërbimin në gjuhën angleze të televizionit publik polak TVP world.

Gjatë qëndrimit në Poznan, kryeministri gjithashtu takoi ish-konsullin e nderit të Shqipërisë atje, historianin, etnologun dhe albanologun, Jaroslaw Rosochacki, që interesimin e tij për çështjen shqiptare dhe të Kosovës e filloi në vitet e 70-ta. Vizitën e parë në Kosovë z. Rosochacki e realizoi në vitin 1978, ndërkaq herën e fundit në Kosovë ishte në vitin 2022. Kryeministri e falënderoi për veprën dhe kontributin e tij kushtuar vendit tonë.

Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë sot gjatë ditës për të mirëpritur në ndërtesën e qeverisë, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili viziton Republikën e Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.