No menu items!

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Shoqatës VATRA, Elmi Berisha

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti dje në takim Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Elmi Berisha.

Në këtë takim miqësor, u vlerësua lart roli historik dhe kontributi i çmueshëm i Shoqatës VATRA për çështjen shqiptare përgjatë më shumë se një shekulli, me theks të veçantë në mbështetjen për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës.

VATRA ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbajtur gjallë çështjen e Kosovës në momentet më të vështira, dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe politikës amerikane për të drejtën tonë për liri dhe pavarësi.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të shoqatës VATRA dhe rëndësinë që ajo vazhdon të ketë në fuqizimin e lidhjeve me diasporën dhe të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkë diskutuan për mënyrat dhe mundësitë që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe shoqatës e diasporës sonë në Amerikë të rritet e thellohet më tej në shërbim të interesave të Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.