No menu items!

Kryeministri Kurti u takua me Presidentin e Parlamentit të Saxony-Anhalt, Gunnar Schellenberger

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Presidentin e Parlamentit të landit të Saxony-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger.

Kryeministri Kurti e njoftoi atë me zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve gjatë mandatit qeveritar, ku Kosova ka regjistruar normat më të larta të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Theksoi incentivat për investitorët vendas dhe të huaj, gjersa vendi ynë po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi veçanërisht në fushën e teknologjisë.

Biseduan dhe mbi politikat qeveritare për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modelit gjerman, i cili tashmë po zhvillohet në vend në kuadër të strategjisë kombëtare për modernizimin e arsimit profesional, me fokus në përafrimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës.

Kryeministri Kurti theksoi dhe transformimin digjital si një shtyllë kryesore e agjendës sonë të reformave, teksa vlerësoi dhe përvojën e eksperiencën që mund të ndajë në këtë drejtim landi i Saxony-Anhalt, me ​​shtrirjen e internetit me brez të gjerë në zonat rurale dhe administratën publike.

Duke shprehur mirënjohjen për vizitën e z. Schellenberger dhe delegacionit të tij në Kosovë, kryeministri tha se ajo do të shërbejë për të thelluar bashkëpunimin, partneritetin dhe lidhjet mes nesh. Prezent në këtë takim ishte dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.