No menu items!

Kryeministri Kurti uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit

6 qershor 2025, Prishtinë

I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi sot në mëngjes, Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u mirëprit nga Myftiu Naim Tërnava.

Me këtë rast, kryeministri falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen, dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin, angazhimin e kontributin që japin për shoqërinë dhe për popullin.

Në këtë ditë feste, ai theksoi se jo vetëm sot, por gjithmonë duhet t’i ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë, duke shtuar me këtë rast se duhet t’ia përkujtojmë vetvetes e njëri-tjetrit, rëndësinë që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë, të mbarë e të drejtë.

“Gëzuar dhe me fat Kurban Bajrami dhe paçi zemrat përplot me besim e gëzim, kurse tryezat përplot me miq”, uroi në fund kryeministri.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

E falënderoj përzemërsisht Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Naim Tërnava për mikpritjen sot, por edhe për rolin, angazhimin e kontriboutin që japin për shoqërinë dhe për popullin.
Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë!
Sot, dhe jo vetëm sot, le të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë, dhe le t’ia përkujtojmë vetvetes e njëri-tjetrit, rëndësinë që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë, të mbarë e të drejtë.
Gëzuar dhe me fat Kurban Bajrami dhe paçi zemrat përplot me besim e gëzim, kurse tryezat përplot me miq!
Faleminderit!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.