Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot familjen e të ndjerit, Profesor Dr. Mufail Salihaj, për t’u shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes së tij nga jeta, më 30 prill 2025.
Kryeministri Kurti vlerësoi figurën e Profesor Salihajt, duke e kujtuar si qytetar patriot dhe profesionist të devotshëm me kontribut të çmuar në shërbim të Republikës së Kosovës, arsimit dhe shkencës.
“Prof. Mufaili ishte qytetar patriot dhe profesionist i devotshëm që i kontribuoi shumë Republikës dhe kombit e njashtu edhe arsimit e shkencës. Përherë do ta kujtoj me mall dhe nderim entuziazmin e tij dhe dijen që e ndante me ne”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve, teksa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.
Dorëshkrimi i plotë në librin e ngushëllimeve:
Prof. Mufaili ishte qytetar patriot dhe profesionist i devotshëm që i kontribuoi shumë Republikës dhe kombit e njashtu edhe arsimit e shkencës. Përherë do ta kujtoj me mall dhe nderim entuziazmin e tij dhe dijen që e ndante me ne.
U prehtë në paqe,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Shtime, 4 maj 2025