Në përvjetorin e tetë të ndarjes nga jeta të Agim Kikës, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka kujtuar me respekt ish-kryetarin e komunës dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi e vlerësoi Kikën si një veprimtar të përkushtuar të çështjes kombëtare, një intelektual me vizion dhe një udhëheqës që la gjurmë në jetën politike dhe institucionale të vendit,shkruan Raporto24
“Me thjeshtësinë, humanizmin dhe punën e tij ai fitoi respektin e të gjithëve. Lavdi e respekt jetës dhe veprës së tij,” ka shkruar kryetari Bulliqi.
(Fotografitë e shpërndara në postim janë nga arkiva.)