Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot njërën nga ditët më të rënda, por edhe më madhështore të historisë sonë kombëtare.

Më 22 janar 1998, familja Jashari nuk përjetoi një ditë të zakonshme. Baci Shaban, së bashku me djemtë Adem e Hamzë, nipa e mbesa, i rezistuan me guxim sulmit të dytë të armikut ndaj kësaj familjeje emblematike të kombit shqiptar.
Kjo qëndresë nuk ishte vetëm një betejë — ishte një kthesë historike që forcoi vendosmërinë e shqiptarëve dhe e bëri të pakthyeshme rrugën drejt lirisë së Kosovës.
🟥 Lavdi familjes emblematike Jashari!
🟥 Lavdi dëshmorëve të kombit!
🟥 Lavdi luftës për liri!/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU