Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, organizon koktejin tradicional të fundvitit me gazetarët sportivë

Sot u mbajt kokteji tradicional i fundvitit me gazetarët sportivë, një ngjarje e veçantë kushtuar atyre që çdo ditë i japin zë, emocion dhe kuptim futbollit dhe sportit në përgjithësi.

Gazetarët sportivë u vlerësuan si ura lidhëse mes sportistëve dhe publikut, zëri i së vërtetës në momentet sfiduese, kritikuesit konstruktivë që nxisin reflektim dhe motivuesit përmes raportimeve profesionale dhe korrekte. Me pasionin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, ata kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe gjallërimin e sportit.

Ky takim, i mbajtur në vigjilje të festave të fundvitit, shërbeu si një moment mirënjohjeje për punën e palodhur të gazetarëve sportivë, pa të cilët emocionet e fitoreve, sakrificat dhe historitë e sportit nuk do të kishin të njëjtën peshë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shprehu falënderime të sinqerta për bashkëpunimin e vazhdueshëm, korrektësinë dhe pasionin që gazetarët sjellin çdo ditë, duke theksuar se ata janë pjesë e pandashme e sportit dhe e historisë së futbollit kosovar.

#BashkëPërFutbollin ⚽🙏

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU