No menu items!

Kryetari i KQZ-së: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se moscertifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore.

Radoniqi tha se moscertifikimi nuk ka bazë ligjore, ndërsa sipas tij, certifikimi ka bazë ligjore pasi tha se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin”, tha Radoniqi për Klanin.

Ai bëri të ditur se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së.

Lista Serbe dje nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e VV-së, teksa anëtarët e partive të tjera nuk morën pjesë në votim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.