No menu items!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, drejtuar familjes Duriqi për ndarjen nga jeta të Enver Duriqit

E nderuara familje Duriqi,

Me shumë pikëllim mora lajmin se Enver Duriqi ka ndërruar jetë dhe nuk gjendet fizikisht më mes nesh.

Ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për ikjen e tij që na ka prekur thellësisht dhe që juve ju la pa të dashurin tuaj, por me kujtimin për të që do të jetojë gjithmonë.

Enver Duriqi, i cili humbi të shtatë anëtarët e familjes së tij të ngushtë në atë masakër të trupave të Serbisë, që nuk kursyen as fëmijë, as gra e as pleq, ai i humbi të gjithë, përveç forcës për t’u ngritur në këmbë, për të vazhduar përpara me të shkuarën në mendje dhe me drejtësinë si qëllim.

Ai nuk u mposht kurrë, duke u bërë shembull i forcës së jashtëzakonshme përballë humbjes dhe shkatërrimit. Së bashku me kontributin e tij, duke kërkuar dhe punuar për drejtësi për viktimat e masakrave të Serbisë në Kosovë, Enveri u bë frymëzim i kurajos dhe dinjitetit të pathyeshëm.

U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij jetoftë përgjithmonë!

Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Enver Duriqi u varros me nderime ushtarake, u preh pranë familjes së masakruar!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU