Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se të enjten, pasdite, do të bëhet prezantimi i projektet të magjistrales Prishtinë-Podujevë. Ky projekt kap vlerën e 38 milionë eurove.
Postimi i plotë:
Pas nënshkrimit të disponueshmerisë së mjeteve nga MFPT – 38 milionë eurove💶 dhe shpalljes së të gjitha lloteve nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë🚧, të enjten në Teatrin “Avdush Hasani” nga ora 18:00, do të bëhet prezantimi i hollësishëm i projektit të magjistrales në mënyrë grafike. 📈
Pas prezantimit të projektit, me kënaqësi bashkë me Ministrin Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi do të dëgjojmë vërejtjet dhe sygjerimet tuaja rreth projektit✍️.
Ju mirëpresim! 😊