No menu items!

Kryeziu-Hyseni: ShBA-të nuk e kundërshtuan vendimin për dinarin serb

Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë kundërshtuar vendimin e BQK-së për dinarin serb.

“Nuk besoj që do të ketë këso acarimesh siç po paraqiten në opinion publik për raportet tona qoftë me SHBA-të, qoftë me BE-në. Sepse besoj që edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se një vendim i tillë do të duhej të merrej qysh kohë më përpara”, ka thënë deputetja në RTV Dukagjini.

Unë mendoj që vetë fakti që ata nuk e kundërshtuan një vendim të tillë e kanë parë që një numër i madh madje edhe analistëve politikë e kanë cilësuar si vendim të drejtë”, ka thënë ajo

Deputetja ka thënë se vendimi i Qeverisë për dinarin serb nuk do t’i acarojë marrëdhëniet me aleatët.

Mes të tjerash, ajo ka shtuar se paraqitja e kryeministrit të vendit në Këshillin e Sigurimit ka qenë shumë e mirë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.