Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë është kryer një operacion shumë i rrallë, bypass aorto-bifemoral, me graft vaskular “Dacron”, te një pëacient i moshës 48-vjeçare.
Në këtë rast aorta e barkut, e cila ishte e mbyllur në pjesën e poshtme të saj, ishte e shoqëruarjo zakonshëm me venën e barkut të dyfishtë wduplicated inferiror vena cava (DIVC)], një anomali shumë e rrallë 0.05% të rasteve.
Intervenimi ka zgjatur më shumë se 5 orë, te një pacient i moshës 48 vjeç. Pacienti përveç mbylljes të segmentit të poshtëm të enës kryesore të gjakut (aorta abdominalis), nga sëmundja arterosklerotike, për çka kishte kërkuar ndihmën mjekësore, kishte edhe një anomali, me çʾrast aorta e barkut ndodhej në mesin e venës kava inferor të dyfishtë, (doubly vena cava inferiror). Të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik operativtë konsiderueshëm, ekipi mjekësore në përbërje: prof.ass.dr. Lulzim Vokrri, dr.Hajriz Rudari, dr. Ramë Gashani, dr. Albion Haxhijaha dhe Antigona instrumentare si edhe anestezioni nga; dr. Flora Marashi – anesteziolog dhe reanimator, Mirja teknike vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, në kushte të anestezionit gjeneral”, thuhet në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior e dyfishtë, preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të pozitës jo normale të këtyre dy enëve të mëdha të gjakut dhe obezitetit të pacientit.
Pas punës disa orëshe, mjekët realizojnë bypassin (urëzimin) prej një pjese të shëndoshë të aortës së barkut, nën veshka, deri në dy arteriet kryesore të këmbëve (arteria femoris communis). Për këtë qëllim u përdor grafti vaskular sintetik Dacron në formë “ Y ” me dimensione 18/9mm. Për më tepër, rastet e tilla janë raportuar shumë rrallë në literaturën mjekësore”, thuhet në njoftim. .
Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 10 ditë hospitalizimi, lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.