No menu items!

Kthimi urgjent i Vuçiqit nga SHBA, Danas: “Tentoi të hynte në darkën e republikanëve me emër të rremë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka tentuar të hyjë me emër të rremë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridas.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e quajti turp dhe dëm të madh diplomatik dhe gjeopolitik për Serbinë, duke reaguar pas dëshmisë së serbo-amerikanit Aleksandar Joviçiq nga organizata “Serbët për Trump 2024”, i cili foli në lidhje me këtë.

“Kapur duke u përpjekur të hyjë me emër të rremë Aleks Vuçi në Konventën e Bajronit, presidenti i Serbisë është kapur në shkelje të ligjit dhe me mirësjellje është lutur të largohet nga SHBA”, deklaroi Vojislav Mihailoviq, kryetar i kësaj lëvizjeje, siç raporton gazeta Danas.

“Na ka turpëruar para serbëve në SHBA dhe në mbarë botën. Për më tepër, i ka shkaktuar dëm të madh serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia mësoi të vërtetën. U mësua edhe që Trump e mban mend mirë financimin që Vuçiq i bëri fushatës së Hillary Clinton dhe se me të në krye, Serbia nuk ka ç’të shpresojë për mirë kur është fjala për marrëdhëniet me këtë vend. Me keqpërdorimin e VMA-së dhe mediave serbe për ta mashtruar të gjithë popullin e Serbisë jemi mësuar prej tij, dhe askush nuk e besoi atë shfaqje”, theksoi Mihailoviq, transmetoi kjo lëvizje në një komunikatë për media.

Vuçiq u kthye urgjentisht në Serbi pasi kishte nisur një vizitë në SHBA dhe autoritetet shtetërore dhe mediat e kontrolluara prej tij thanë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.