No menu items!

“Ku je, Arianit?” — Përplasje në distancë mes deputetit të VV-së dhe avokatit Koci

Seancat e Kuvendit mund të mos jenë konstituuar, por fjalët po fluturojnë si të ishim në mes të një debati parlamentar — këtë herë jo në sallë, por në rrjetet sociale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërceli, vendosi të thyejë heshtjen institucionale me një ftesë… ndryshe. I drejtohet avokatit Arianit Koci me një “thirrje” publike:

“Arianit Koci, ku je? Shpresoj që nuk e ke lidh vikendin. Po na mungon.”

Ironi? Shaka miqësore? Apo thumb politik? Nuk zgjati shumë dhe përgjigjja erdhi. Avokati Koci ftesën si provokim:

“Nuk po të ka hije me ironizu. Bar ti që nuk të konsideroj primitiv, si do kolegë tu. Shteti është në bllokadë, e ekonomia katastrofë.”

Një përplasje që reflekton më shumë se një shkëmbim personal — është tensioni që po vlo në jetën politike kosovare, ku Kuvendi mbetet i ngrirë, ndërsa shoqëria pret përgjigje, jo batuta. /Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.