KUJDES nga ky SMS nga Afganistani: Jeni përzgjedhur për punë Part Time 200€/Dita

Pak ditë më parë Joq Albania publikoi disa mesazhe të çuditshme që kishin mbërritur në numrat e qytetarëve shqiptarë. Bëhej fjalë për një mesazh joshës me vend-dërgues Afganistanin.

Mesazhi përmbante një numër telefoni, ku i interesuari duhej të kontaktonte nëse sonte të fillonte punë me 50€-200€/dita. Në mesazh shkruhej se atij që i kishte shkuar mesazhi ishte i përgjedhur për këtë ofertë speciale.

Në një kohë kur çmimet kanë kapur stratosferën dhe shqiptarët normalisht do të josheshin nga një ofertë e tillë, kujdesi mbi të dhënat është primar.

Ekspertët e kibernetikës kanë paralajmëruar që ky mesazh të fshihet nga telefoni i marrësit pasi çdo link apo e dhënë që përmban mesazhi mund t’ju vjedhë të dhënat bankate apo ato të rrjeteve sociale

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU