Amir Rrahmani kaloi një vit tejet frytdhënës me Napolin e tij dhe me Kosovën.
Napoli e fitoi Scudetton për herë të katërt në histori dhe Rrahmani ishte faktor kyç në këtë sukses.
Ndërkaq, Rrahmani po ashtu ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës ndaj Milanit dhe atë finale ndaj Bolognas.
Pas këtyre sukseseve, Amiri ka reaguar me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”.







