No menu items!

Kunata shkel me kerr kunatën në Gjilan, arratiset

Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh

Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë.

“Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi ë e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati.”, thuhet në raport.

Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes vete.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.